Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se për shkak të pranisë së mjegullës, në disa pjesë të vendit është ulur shikueshmëria nga 100 e deri më 150 metër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komunikacioni në vend zhvillohet në rrugë me korsi kryesisht të thata, ndërkaq në fuqi është obligimi ligjor për mbajtjen e pajisjeve dimërore në veturë, pa marrë parasysh gjendjen e motit.
Dendësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.
LAMM-ja udhëzon shoferët që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën dhe të kenë kujdes gjatë lëvizjes në gryka dhe ngushtica mali për shkak të mundësisë së rrokullisjes së gurëve./Telegrafi/