Site icon Telegrafi

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni gjatë pasditës së sotme

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) ka dalë me njoftimin më të ri për gjendjen e komunikacionit nëpër rrugët e Maqedonisë.

Sipas tyre, komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë me lagështi në vende-vende, kurse shoferëve u kërkohet që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën.

Gjatë pasditës, komunikacioni jashtë qyteteve është mesatarisht i dendur, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga vendi./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version