Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet nëpër korsi të lagështa në perëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse në pjesët tjera, korsitë janë të thata, e vende-ende edhe të lagështa.
Të reshura të dobëta bore ka në Mavrovë dhe në Strazhë, por që tani për tani nuk paraqesin problem për zhvillimin e komunikacionit.
LAMM udhëzon shoferët të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën. Nëpër gryka dhe ngushtica mali mund të ketë rrokullisje gurësh.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia./Telegrafi/
*Foto Ilustrim