Site icon Telegrafi

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në disa vende në korsi të lagura.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në makinë, zgjatë deri më 15 mars, pa marrë parasysh gjendjen e motit./Telegrafi/

Exit mobile version