Site icon Telegrafi

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagura. Reshje të pakëta të borës ka në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Bukovë, informon LAMM.

Intenziteti i komunikacionit në rrugët shtetërore jashtë mjediseve rrugore është mesatare, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e Maqedonisë).

LAMM përkujton se detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në makina, pa marrë parasysh kushtet klimatike, është deri më 15 mars./Telegrafi/

Exit mobile version