Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në vend zhvillohet pa pengesa dhe ndalesa, por nëpër korsi të lagështa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në magjistralen P-1202 Mavrovë – Dibër, te Ura e mullirit, komunikacioni zhvillohet edhe sot në një korsi, për shkak të punimeve.
LAMM-ja udhëzon shoferët që të kenë kujdes në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën. Vëmendje të theksuar të kenë ato automjete të cilat lëvizin nëpër gryka mali, pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh.
Shpeshtësia e komunikacionit jashtë hapësirave të qyteteve është e ulët. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje në Maqedoni./Telegrafi/