Telegrafi

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Përshkak të paraqitjes së mjegullave, është ulur shikueshmëria në vendet malore, saktësisht në Strazhë, Pletvar dhe Krushevë.

Lidhja Automoto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore në disa vende zhvillohet me lagështi.

LAMM rekomandon kujdes në vozitje, ulje të shpejtësisë dhe respektimin e shenjave rrugore.

Në disa vende parashihet edhe rrëshqitje e tokës, veçarnërisht në rrugët Koçan-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinica-Berov[, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Struga./Telegrafi/