Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se ndalesa për automjete të rënda, e shpallur mbrëmë, për lëvizje nëpër Strazhë, është shfuqizuar sot në mëngjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komunikacioni rrugor zhvillohet në rrugë me lagështi, si edhe me prani të borës në vendet malore në perëndim të Maqedonisë.
Të reshura të dobëta bore ka në Mavrovë, Gjavatë, Bukovë dhe Strazhë. LAMM-ja kërkon nga shoferët të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e vozitjes./Telegrafi/