Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet nëpër rrugë me korsi të lagështa, ndërsa të reshura bore ka në Kodrën e Diellit dhe Bukovë, por që nuk shkaktojnë problem në komunikacion.
Për shkak të mjegullës, është ulur dukshmëria në 100 metër në Gjavatë.
Shoferët të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën. Kujdes duhet të kenë ata udhëtarë që lëvizin nëpër gryka mali, për shkak të mundësisë së rrokullisjes së gurëve./Telegrafi/