Telegrafi

Gjendja e ekonomisë amerikane shqetësuese

Sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë, shitjet e shtëpive të reja ka shënuar rënie për 12 për qind nga qershori në korrik, që është njëherësh niveli më i ulët në histori.

Të dhënat e reja zhgënjyese për volumin e shitjeve të shtëpive të reja, pasojnë raportin tjetër po negativ, për tregun më të madh, atë të shitjes së shtëpive jo të reja.

Analistët thonë se blerësit e rinj mund të stepen për shkak të papunësisë së lartë dhe të mos kërkojnë kredi për shuma të mëdha, siç kërkon blerja e një shtëpie.

Një raport tjetër i qeverisë, vë në dukje se sektori i prodhimit industrial u rrit më pak se sa parashikimi.

Kjo mund të frenojë investitorët, pasi sektori i manifakturës ka qenë një prej sektorëve të pakët që kishte shënuar vazhdimisht rritje, në një kohë që ekonomia amerikane po përpiqet të rimarrë veten nga kriza. /Agjencitë/Telegrafi/