Telegrafi

Gjendja e Eden Hazardit te Real Madridi ka pësuar ndryshim të dukshëm

Eden Hazard bëri një paraqitje të mirë kundër Alaves në ndeshjen e Real Madridit në La Liga dhe do të shpresojë se kjo është një shenjë e gjërave të mira që do të vijnë.

Sulmuesi belg ishte goditur nga lëndimet që kur u transferua në Spanjë, por është rikthyer pas kësaj vere në gjendje të shkëlqyer.

Hazard është i vendosur të lërë pas dëmtimin e kyçit të këmbës i cili e ka dëmtuar atë për dy vite në ligën spanjolle. Ai ka thënë se as që e ka në mendje lëndimin, ndërsa po punon shumë si në stërvitje ashtu edhe në fushë.

Kjo ndeshje e parë do të mbushë klubin me optimizëm se ai mund të kthehet në formë të lartë dhe të kthehet në atë formë që e kishte në të kalurën te Chelsea.

Raportet mjekësore thonë se kyçi i këmbës së tij tani është në gjendje perfekte, kështu që tani është vetëm një çështje që Hazard të rifitojë besimin e tij.

Carlo Ancelotti ka thënë se një nga objektivat e tij kryesorë këtë vit është të rindezë formën e ish-yllit të The Blues.

Klubi kishte menduar të përpiqej ta shiste atë, por një lëvizje do të ishte e komplikuar dhe ka ende shumë besim se ai mund të rikthehet si në kohën kur ishte në Ligën Premier.

Shokët e tij të skuadrës e respektojnë atë dhe e dinë se sa lojtar i mirë është. /Telegrafi/