Salvador Sobral ishte këngëtari që për herë të parë në histori ia solli Portugalisë trofeun e Festivalit të këngës ‘Eurovision Song Contest’.
Kënga “Amar Pelos Dois” doli fituese në festivalin e muzikës që u zhvillua në Kiev të Ukrainës, mirëpo këngëtari ka diçka të veçantë pse të gjithë kanë folur për të.
Salvador Sobral është një këngëtar 27 vjeçar, i cili ka dalë i shtati në versionin portugez të ‘Pop Idol’. Albumin e tij debutues e ka lansuar në vitin 2016 me titull “Excuse Me”.
Ai ka një sëmundje serioze të zemrës dhe ka nevojë për transplantim për të mbijetuar. Megjithatë, këngëtari ia doli që të ngjitej në skenën e Eurovisionit dhe të dilte fitues.
Sobral kishte pasur komplikime në gjysmëfinale të garës në vendin e tij dhe i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike, ndërsa u kthye në finale për fituar festivalin e atjeshëm derisa po shërohej pas operacionit. Dhe pas këtij triumfi e përfaqësoi Portugalinë në Festivalin Evropian të Këngës.
Luisa i konfirmoi spekulimet për sëmundjen e zemrës gjatë një konference për shtyp para Eurovisionit, duke thënë se ishin përpjekur që ta mbanin të fshehur këtë gjë.
Mjekët portugezë ia ndaluan udhëtimin për në Ukrainë për dy javë të plota gjatë provave. Ashtu që atje kishte qëndruar motra e tij dhe Sobral është shfaqur vetëm në momentet finale.
Duke qenë se po vuan nga sëmundja e zemrës, motra e tij, Luisa (e cila e ka shkruar edhe tekstin e këngës fituese) gjatë gjithë kohës i ka qëndruar pranë, si gjatë provave ashtu edhe në skenë.
Vëllai dhe motra janë shumë të afërt prej kohës që sëmundja është duke ia kërcënuar jetën Salvadorit. Luisa madje doli në skenë me të për ta kënduar përsëritjen e këngës si një duet, pas triumfit në Eurovision për të mos e lënë që të sforcohej shumë. /Telegrafi/