Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u shpreh se gjendja me pandeminë në çerdhet e Maqedonisë është stabile.
“Gjendja me pandeminë në çerdhet e Maqedonisë është stabile dhe këtë e vërtetojnë edhe të dhënat që i marrim në bazë ditore si dhe mesatarja në javë”, tha Trençevska.
Ajo shtoi se javën e kaluar janë evidentuar 75 punonjëse me COVID-19 dhe 24 fëmijë në gjithë vendin.
Sipas saj, zhvillimi i hershëm i fëmijëve është fokusi i ministrisë dhe qeverisë dhe në këtë drejtim, ajo shtoi se qeveria ka hapur 61 çerdhe të reja dhe deri në fund të mandatit do të përfshihen 50% të fëmijëve në arsim parashkollor.
“Sivjet hapim 10 çerdhe të reja që janë në fazën përfundimtare. Fillon me ndërtim edhe një çerdhe në Gostivar për 100 fëmijë, ndërsa përmes mjeteve të siguruara na IPA fondet tashmë janë arritur marrëveshje të reja për 2 çerdhe në Tetovë dhe Tearcë”, u shpreh Trençevska./Telegrafi/