Site icon Telegrafi

Gjendja e Ariana Haradinajt, stabile

Vajza e anëtarit të OVL-së, Nasim Haradinajt, Ariana, është plagosur në mëngjesin e djeshëm në Suedi.

Gazeta suedeze “Aftonbladet”, ka raportuar se dje ka ndodhur një shpërthim në hyrje të një ndërtese në qytetin Helsinborg, mirëpo shkaqet e këtij shpërthimi deri më tani nuk dihen.

Babai i Arianes, Nasim Haradinaj, i kontaktuar nga Telegrafi, ka thënë se sulmi nuk ka të bëjë asgjë me veprimtarinë e tij politike, e gjithashtu as vajza nuk ka pasur më herët ndonjë zënkë, apo diçka që do të çonte deri të akti në fjalë.

Gjithashtu Haradinaj ka treguar se Ariana është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.

Ndryshe, Ariana Haradinaj punon si infermiere në Helsinborg dhe është duke u përgatitur që të fillojë studimet në Suedi./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version