Site icon Telegrafi

Gjendja aktuale e Aziz Salihut (Foto)

Një numër i madh i njerëzve janë kureshtarë të dinë më saktësisht për gjendjen e ish-boksierit të mirënjohur, Aziz Salihu.

Boksieri më i madh shqiptar po vazhdon shërimin në Turqi, ndërsa vuan nga sëmundja e pankreasit.

Atij i ka bërë një vizitë kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, i cili ka postuar fotografi në Facebook me të, shkruan Lajmi.net.

Një muaj më pari, Salihu u transferua për mjekim në Turqi.

Në ato fotografi shihet se sëmundja e ka ndryshuar shumë Aziz Salihun.

Lexo po ashtu Aziz Salihu transferohet për shërim të mëtejmë në Turqi (Foto)

Më poshtë postimi i plotë i Arifit:

Sot shfrytzova ardhjen ne Stamboll per te vizituar legjenden tone te sportit Aziz Salihu i cili eshte duke u sheruar ne nje spital te Stambollit.
Edhe pse gjendja e tij ka qene e rende, tani besoj fuqishem se ai do ta tejkaloj edhe kete smundje, si gjithehere duke dalur fitues.
Azizi me luti qe tu bej te fala te perzemerta te gjithe sportisteve dhe qytetareve tane, duke u shprehur se po me mungojne shume, por edhe me vetebesim se shpejt do te vij ne Prishtine i sheruar.
Legjendes tone i deshirojme sherim te shpejte dhe kthimin sa me parë mes nesh.

Exit mobile version