Telegrafi

Gjendet i vrarë një i ri në Dubravë të Istogut, Policia jep detajet

Më 14 shtator, rreth orës 15:05, Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Dubravë të Istogut është gjetur një person i shtrirë, pa shenja jete.

Siç ka bërë të ditur për Telegrafi, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka njoftuar ekipin mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Janë duke u zhvilluar hetime intensive për rastin dhe me datë 15 është identifikuar trupi i pa jetë nga familjarët, i cili është me iniciale A. D. i datëlindjes 1989”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, ka të dyshuar dhe Policia e Rajonit të Pejës është duke u marrë me rastin.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, trupi është dërguar në obduksion. Rasti është klasifikuar si vrasje e rëndë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës. /Telegrafi/