Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur sulmuesi në xhaminë e Cyrihut

Sulmi me armë ka ndodhur mbrëmë në një xhami në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor të Cyrihut, ku janë plagosur së paku tre persona.

Personi i vdekur, i cili është gjetur pas të shtënave në një xhami në Cyrih, është sulmuesi i dyshuar, thotë prokuroria dhe policia kantonale e Cyrihut, pa dhënë detaje të tjera për identitetin dhe motivet e rastit.

Sulmi me armë ka ndodhur mbrëmë në një xhami në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor të Cyrihut, ku janë plagosur së paku tre persona, përcjell albinfo.

Në mbrëmjen e hershme të së hënës ka hyrë në dhomën e lutjeve në xhami dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personave që kryenin ritin fetar. Me këtë rast janë plagosur rëndë tre persona, të moshave 50, 35 dhe 56-vjeçar.

Personi, për cilin dyshohet se ka kryer sulmin, ishte gjetur rreth treqind metra nga vendi i sulmit me një armë në dorë.

Në xhaminë e sulmuar kanë frekuentuar besimtarë nga Somalia, Eritreja dhe vendet e Magrebit.

Exit mobile version