Një shkencëtar që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës së vendit ndaj COVID-19 “Sputnik V” është gjetur i vdekur në banesën e tij të enjten.
Vdekja e Andrey Botikov, i cili punoi si studiues i lartë në “Gamaleya National Research Center for Ecology and Mathematics”, po hetohet si një vrasje, thuhet në deklaratë, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
Sipas hetuesve, një 29-vjeçar ka mbytur me rrip virologun 47-vjeçar gjatë një debati dhe është arratisur.
Një i dyshuar u arrestua menjëherë pasi trupi i Botikov u gjet në banesën e tij në Moskë.
“Vendndodhja e sulmuesit u përcaktua në një kohë të shkurtër. Gjatë marrjes në pyetje, ai u deklarua fajtor dhe u akuzua”, kanë thënë autoritetet, sipas Agjencisë Ruse të Lajmeve TASS.
Botikov ishte një nga 18 shkencëtarët që ndihmuan në krijimin e vaksinës së Rusisë për COVID-19 në 2020 dhe iu dha një “medalje” nga Vladimir Putin në vitin 2021. /Telegrafi/