Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës, Lirie Podrimaj, ka konfirmuar për KALLXO.com lajmin se Enver Kelmendi (1963) nga Balinca e Malishevës është gjetur i vdekur afër fshatit Mirushë.
Gjatë ditës, Policia e Malishevës kishte ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ta gjetur shtetasin Enver Kelmendi, i paraqitur si i zhdukur nga familja e tij.
Sipas familjarëve, Enveri për herë të fundit është parë dje në qendër të Malishevës duke lëvizur me veturën e tij.
Xhavit Kelmendi, vëllai i të zhdukurit, ka thënë sot gjatë ditës për KALLXO.com se vëllai i tij është në gjendje të mirë psikologjike dhe se nuk ka pasur probleme me askënd.