Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur personi që postoi vrasjen e një të moshuari live në Facebook

Një burrë, për të cilin policia dyshon se ka vrarë një person të moshuar dhe krimin e transmetoi përmes rrjetit Facebook, është vrarë në qarkun Iri.

Policia njoftoi se Stiv Stivens (37) dyshohet se të dielën ka vrarë Roberto Goduin (74), i cili po mblidhte konserva, ndërsa më pas hyri në veturë dhe publikoi xhirimin e vrasjes në Facebook, transmeton AP.

Video-xhirimi i vrasjes ishte në rrjetin shoqëror rreth tri orë para se të largohej.  Kompania njoftoi se ka mbyllur llogarinë e Stivens 23 minuta pasi mori lajmërimin e parë për vendosjen e video-xhirimit.

Exit mobile version