Sipas të gjitha gjasave, është vetvrarë personi i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë pasditen e sotme, kur plumbat përfunduan në dyert dhe xhamat e një furgoni në lagjen Kapishtec të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjencisë së lajmeve META, MPB-ja është duke kryer hetimet dhe se, e vetmja gjë që dihet tani për tani është se personi është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Bëhet fjalë për Kosta Kërpaç, drejtor i ”Finzi SHPK”, pronar i ”Netpres”.
MPB-ja ka paralajmëruar se më vonë do të del me informata zyrtare për rastin në fjalë./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Gjuajtje me armë në Shkup, nuk ka të lënduar