Policia e Kosovës njofton se është gjetur trupi i pajetë, i një personi të raportuar si i zhdukur. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij dhe bëhet fjalë për personin e zhdukur para tri ditëve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante si dhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në autopsi.
Bëhet fjalë për të riun nga Januz Sejdiun nga fshati Prellovc i Skenderajt, i cili ka humbur kontaktin me familjen e tij që nga e premtja.