Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur një shtetas i Turqisë në Shkup

Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur në një objekt hotelierik në Shkup, njoftojnë nga policia.

“Dje në ora 16:30 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hotelierik në rrethinën e Bit Pazarit është gjetur vdekur A.Ç. (79) nga Republika e Turqisë.

“Vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune e ka konstatuar mjeku i Emergjencës dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB.

Exit mobile version