Telegrafi

Gjendet i vdekur një shtetas grek në parking në Gjevgjeli

Shtatëdhjetë e tre vjeçari nga Greqia është gjetur i vdekur në automjet në parkingun e një kazinoje në Gjevgjeli.

Rasti është denoncuar në polici nga sigurimi i kazinosë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Personi J.P (42), i punësuar në kazino, ka denoncuar se në parkingun e kazinosë, në automjetin ‘Skoda fabia’, me tabela greke, është gjetur i vdekur K.G (73) nga Greqia”, thuhet në njoftimin e MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga mjeku i ndihmës së shpejtë Gjevgjeli është konstatuar vdekja pa shenja dhune ndërsa me urdhër të prokurorit publik do të bëhet autopsia e trupit./Telegrafi/