Telegrafi

Gjendet i vdekur një shtetas i Australisë në një shtëpi në rrethinën e Manastirit

MPB njofton se dje (30.09.2024), në ora 09:55, në SPB Manastir është raportuar se në një shtëpi në fshatin Poeshevo, Manastir, është gjetur i vdekur S.K (75) nga Australia.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave të Manastirit, ndërsa grupi hetimor i Manastir ka kryer hetime”.

“Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”.