Një trup i pajetë është gjetur në lumin Erenik, sot rreth orës 16:00.
Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Krist Gjokaj, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, rreth moshës 70-vjeçare.
Mësohet se viktima ka qenë peshkatar.
Trupi i tij është tërhequr dhe është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.