Telegrafi

Gjendet i vdekur një person te Brryli në Tiranë

Rreth orës 06:35, tek Brryli në Tiranë, në afërsi të një banke, është gjetur i vdekur një shtetas mashkull i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet të jetë prerë në fyt me mjete prerëse.

Në dorën e viktimës është konstatuar një thikë. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po hetohet pista e vrasjes dhe ajo e vetëvrasjes. /Telegrafi/