Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 21.12.2022 në Stacionin Policor Qendër është raportuar se në ora 09:55 në rrugën “Iljo Vojvoda” është gjetur i vdekur N.S nga Shkupi.
Sipas policisë, ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka vërtetuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB SHkup.
Me urdhër të prokurorit publik të Prokurorisë Themelore të Shkupit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi./Telegrafi/