Telegrafi

Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Shtërpcë

Foto: Arkiv

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shtërpcë.

Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/