Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shtërpcë.
Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/