Telegrafi

Gjendet i vdekur një person në Shkodër, ishte qëlluar me një plumb në kokë (Foto/Video)

Një person i pajetë është gjetur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Policia bën të ditur se viktima është shtetasi Mehdi Kavaja, 60 vjeç.

Viktima është gjetur i pajetë në punishten e tij në lagjen “Tophane”. Viktima riparonte brava automjetesh.

Siç raportojnë mediat shqiptare, gjatë këqyrjes së trupit u konstatua se viktima është qëlluar me një plumb në kokë.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.