Telegrafi

Gjendet i vdekur një person në lumin Ibër

Policia e Kosovës raporton se në fshatin Kamenicë të Leposaviqit është gjetur pa shenja jete një person në lumin Ibër.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është gjetur i vdekur në veturë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/