Policia njofton se gjatë ditës së djeshme në orën 19:05 në afërsi të pompës së benzinës “S Petrol” në Gostivar është gjetur i vdekur trupi i një mashkulli.
“Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi Stacionit Policor në Gostivar ku është vërtetuar identiteti i personit, ndërsa bëhet fjalë për I.A (21) nga fshati Vrutok i Gostivarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/