Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, mëngjesin e së shtunvs në Fushë-Kosovë.
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, bën të ditur se rasti ka ndodhurnë Rrugën “Epiri” në Fushë Kosovë.
“Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull K. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/