Telegrafi

Gjendet i vdekur një pakistanez në Kumanovë

Një 22-vjeçar nga Pakistani u gjet i vdekur nga një patrullë e Kryqit të Kuq në vendin e quajtur “Vrelo” në Kumanovë.

Nga ana e mjekut është konstatuar vdekja e tij pa gjurmë dhune, informojnë nga policia.

Në vendin e ngjarjes është ekspertizë nga policia e SPB-Kumanovë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit u dorëzuar në shërbimet e varrimit për procedura të mëtejshme./Telegrafi/