Telegrafi

Gjendet i vdekur një 68-vjeçar në Tetovë

Me datë 05.09.2024 në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Urgjenca Mjekësore e Tetovës kanë raportuar se në një hotel në Tetovë ndodhet një person i vdekur, i cili nga mjeku i Mjekësisë Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për P.J.R (68) nga Britania e Madhe. Prokurori publik dhe zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.