MPB njofton se në një banesë në Shkup është gjetur i vdekur një 53-vjeçar.
“Më 14.11.2024 në ora 14.20 në SPB Shkup është raportuar se A.S (53) nga Shkupi është gjetur i vdekur në banesën në zonën e Qendrës.
Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/