MPB-ja informon se dje në ora 14:37 në SPB Shkup është raportuar se në një banesë në rrugën “Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot” ka vdekur 33-vjeçari S.S. nga Shkupi.
Mjeku nga Urgjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/