Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur një 31-vjeçar nga Konçe, ka pasur plagë nga armë zjarri

MPB njofton se dje është gjetur i vdekur një 31-vjeçar nga Konçe, i cili ka pasur plagë nga arma e zjarrit.

“Më datë 04.11.2024, në ora 16:11, në SPB Shtip është raportuar se i vdekuri I.K (31) nga fshati Dedino, Komuna Konçe, është gjetur me plagë nga arma e zjarrit në atarin e fshatit Piperovo. Shtip.

Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa në vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi i SPB Shtip dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version