Një 17 vjeçar është gjetur i vdekur sot në fshatin Verban të komunës së Vitisë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po mund të ju konfirmoj që sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën nga familjarët e të ndjerit të cilin e ka gjetur pa shenja jete”, ka thënë Hashani.
Ai ka thënë se trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, ndërkaq policia është duke i vazhduar hetimet.
Nga burime jozyrtare Telegrafi ka mësuar se 17 vjeçari dyshohet të ketë kryet vetëvrasje, ndërkaq motivet që e kanë dërguar deri këtu nuk dihen ende. /Telegrafi/