Telegrafi

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një qytetar nga Manastiri

B.D. (53) nga Manastiri dje pasdite, rreth orës 17, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, njoftojnë nga policia e Manastirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore e ka konstatuar vdekjen, duke konstatuar se nuk ka asnjë gjurmë të dukshme të dhunës.

Ekspertizë ka kryer edhe një ekip i SPB të Manastirit, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar autopsi të trupit të të ndjerit./Telegrafi/