Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Strumicë

Me datë 31.12.2024, në Stacionin Policor të Strumicës është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Shirok dol” në Strumicë është gjetur i vdekur D.K (62) nga Strumica.

Një mjek ka deklaruar vdekjen për shkak të mbytjes nga tymi, ndërsa më herët personi ka rënë në një ngrohëse elektrike dhe rrobat e tij kanë marrë flakë.

Prokurori publik, inspektori zjarrfikës dhe ekipi i SPB Strumicë kanë kryer kontrolluar në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Exit mobile version