Një 37 vjeçar shqiptar është gjendur pajetë në qelinë ku kryente dënimin në Greqi, në rrethana ende të paqarta.
Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në burgjin e Malandrinos, ku 37-vjeçari shqiptar dhe një grek 38 vjeç u gjetën pa ndjenja në qeli.
Edhe pse gardianët u kanë dhënë ndihmën e parë, është konfirmuar vdekja e 37-vjeçarit shqiptar, ndërsa greku është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është urdhëruar autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 37-vjeçarit të burgosur. /Telegrafi/