Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50-vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal. /TCH/