Një 18-vjeçar është gjetur mesditën e kësaj të shtune pa shenja jete në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit.
Bëhet me dije se i riu vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe në muajin qershor është pranuar për t’u strehuar në këtë qendër.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, teksa policia bën me dije se në trupin e 18-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qendror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Euronews/Telegrafi/