Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur kritiku i Hezbollahut, qëllohet dy herë në kokë në Libi

Një botues i shquar libanez u gjet i vdekur këtë mëngjes në veturën e tij, i goditur me dy plumba në kokë, tha një zyrtar i sigurisë.

Lokman Slim, një aktivist dhe studiues politik shiit për një kohë të gjatë, i cili është gjithashtu një kritik i mprehtë i grupit shiit, Hezbollah, u gjet në fshatin Adusijeh në provincën jugore të Nabatijeh, pasi ai ishte zhdukur për disa orë, tha zyrtari.

Gruaja dhe motra e Slim njoftuan në mediat sociale më herët se ai nuk u ishte përgjigjur thirrjeve telefonike për orë të tëra dhe nuk ishte parë që nga e mërkura në mbrëmje.

Rrethanat e vdekjes nuk janë të qarta akoma dhe nuk janë njoftuar detaje shtesë. Një zyrtar i sigurisë i cili foli në kushte anonimiteti, tha se hetimi po vazhdon për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur, raporton reuters.

Slim dhe gruaja e tij jetonin në periferitë jugore të Bejrutit ku drejtuan kompaninë e prodhimit të filmit Umam Productions. Familja ka një shtëpi botuese dhe Slim ishte shpesh organizator i debateve publike dhe pjesëmarrës në forume politike. /Telegrafi/

Exit mobile version