Telegrafi

Gjendet i vdekur gazetari sllovak së bashku me të dashurën e tij

Një gazetar hulumtues sllovak dhe e dashura e tij u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre. Vrasja ka të ngjarë të lidhet me raportimin e tij mbi evazionin fiskal, tha të hënën Tibor Gaspar, shefi i policisë sllovake, shkruan Telegrafi.

Trupi i 27-vjeçarit, Jan Kuciak dhe partneres së tij u gjetën të dielën mbrëma në shtëpinë e tyre në qytetin Velka Maca, në lindje të Bratislavës.

Kryeministri sllovak, Robert Fico, tha se ky është “një sulm i paprecedent për lirinë e shtypit dhe të demokracisë në Sllovaki”.

Gaspar tha se gazetari ishte qëlluar në gjoks, ndërsa e dashura e tij ishte qëlluar në kokë dhe se vlerësohen se të janë vrarë midis ditës së enjëte dhe të dielës.

Ai raportoi për një biznesmen për shitjet e dyshuara të banesave në një kompleks apartamentesh për kompanitë e tij.

Kuciak po punonte për agjencinë e lajmeve Aktualne.sk. /Telegrafi/