Djaloshi njëzet e një vjeçar dje është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Draçevë. Tani për tani, siç kumtojnë nga policia, nuk dihet shkaku i vdekjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.
MPB ka kumtuar se mbrëmë rreth orës 22:40 në lagjen Draçevë – Shkup, në rrugën “Ilija Ristevski” në shtëpinë e vet është gjetur i vdekur B.G. (21).
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/