Trupi i basketbollistit të famshëm dhe anëtarit të kombëtares së Letonisë, Janis Timma është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm (e martë) në Moskë.
Ish-basketbollisti i Olympiacos është gjetur i vdekur në një hotel në Moskë dhe pranë tij është gjetur një shënim lamtumire.
Sipas policisë, Timma është vetëvrarë dhe nuk ka elemente të veprës penale.
Pranë trupit të tij ishte një telefon ku shkruhej “më thirr Ana”, raportojnë mediat loteneze.
RIP Janis Timma 🙏 pic.twitter.com/ZV0fWPsnq8
— Legion Hoops (@LegionHoops) December 17, 2024
Letonezi dyshohet se nuk ka mundur ta kapërcejë divorcin nga gruaja e tij dhe kjo ka qenë arsyeja e vetëvrasjes së tij.
Në karrierën e tij, Timma ka luajtur ndër të tjera për Baskonia, Olympiacos, Khimki, UNICS, Zenit etj.
Ai debutoi me kombëtaren e Letonisë në vitin 2013 dhe këtë verë luajti për vendin e tij në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike në Paris 2024. /Telegrafi/
RIP former NBA player Janis Timma 🕊️ Timma was the 2013 #60 overall pick for Memphis and played in the 2021 Summer League for Orlando & 16 seasons as a professional overseas. He passed away at age 32 after an apparent suicide in Russia. pic.twitter.com/O4W7pf3ZnJ
— Basketball Forever (@bballforever_) December 17, 2024