Është gjetur i vdekur në lumin Vardar në Shkup, Astrit Ismaili nga Gostivari i cili më 10 prill u raportua si i zhdukuar.
Sipas MPB-së, është konfirmuar identiteti i të ndjerit i cili më herët u denoncua si i zhdukur.
“Sot, rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në ujërat e lumit Vardar në fshatin Jurumleri të Shkupit, është vërejtur një trup i një mashkulli. Pas ndërmarrjes së masave, është vërtetuar se bëhet fjalë për A.I (25) nga Gostivari i cili më 10.04.2023 është denoncuar si i zhdukur”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për abduksion./Telegrafi/